Lamine Yamal e përfundoi “El Clásico” e së dielës me ndikimin më të ulët që nga bashkimi me ekipin e parë të Barcelonës. Në “Santiago Bernabéu”, 18-vjeçari dukej larg formës optimale, pa shkëndija dhe me pak kapacitet për t’i kaluar kundërshtarët. Megjithatë, disa statistika nga OPTA tregojnë aspekte pozitive të lojës së tij.
Ai ishte lojtari i fushës që rikuperoi më shumë topa te Barça, 6, po aq sa Frenkie de Jong, mesfushor i specializuar në këtë aspekt. Portieri Szczesny rikuperoi 8 topa. Lamine kryesoi gjithashtu për driblime të kompletuara, 4, më shumë se Marcus Rashford (2), megjithëse Vinicius Junior kryesoi me 5, edhe pse luajti 27 minuta më pak.
Në fazën sulmuese, Yamal ishte më i larguar nga zona e kundërshtarit, me 19 ndërhyrje në një të tretën e fundit të fushës, më pak se Pedri (29) dhe De Jong (25). De Jong pati 116 ndërhyrje totale, 63 më shumë se Jude Bellingham te Real Madrid, duke treguar se posedimi 68.5% i Barcelonës nuk u shndërrua në produkt sulmues efektiv.
Veprimi më vendimtar i Lamine ishte një pasim i zgjuar te Koundé, i cili e humbi kontrollin e topit, duke prishur një mundësi të pastër goli. Kjo ishte “El Clásico” e tij më e dobët deri tani, pas 3 golave dhe 2 asistimeve në 7 ndeshje ndaj Real Madridit.
The post “El Clásico” më e dobët e Yamal, që kur iu bashkua Barcelonës. OPTA sjell të dhëna kontradiktore appeared first on Telesport.










