Arsène Wenger, ish-trajneri i njohur francez, analizoi ndeshjen e “Bernabéu” (2-1) në “Bein Sports”: “Kjo klasike ishte pak si një duel mes burrave dhe fëmijëve. Mbrojtja e Real Madridit ishte shumë më e fortë se ajo e Barcelonës. Në sulm, Real Madridi gjithmonë dukej në gjendje të shënonte, ndërsa Barcelona dukej e paaftë. Katalanasit e mbajtën shumë topin, por nuk dukeshin se mund të shënonin vërtet”.
Wenger theksoi mungesën e lojtarëve kyç të Barcelonës si Lewandowski dhe Raphinha: “Para nuk kishin Lewandowski apo Raphinha, dy lojtarë me përvojë. Performanca e përgjithshme e Barcelonës çaloi te pjekuria në momentet vendimtare”.
Ai vlerësoi gjithashtu punën e Xabi Alonso, i cili debutoi në një “El Clásico” si trajner: “I jap merita, e ka balancuar mirë ekipin e tij”.
The post Wenger për “El Clásico” e fundit: Ishte si një përballje mes burrave dhe fëmijëve appeared first on Telesport.










