Katalanasit denoncojnë gjestin e pahijshëm të Bellingham në “El Clasico”, i kujtojnë edhe dënimin për të

“Mundo Deportivo”, gazetë katalanase, shkruan se Jude Bellingham është i respektuar në Angli, por në Spanjë ka treguar herë pas here imazhin e tij më të keq. Në fund të “El Clásico” ndaj Barcelonës, mesfushori festoi fitoren e Real Madridit me një gjest të pahijshëm, duke imituar prekjen e organeve gjenitale, ndoshta drejtuar tifozëve të Barcelonës në “Santiago Bernabéu”.

Kjo nuk ishte hera e tij e pare në këtë version. Vitin e kaluar, gjatë “Euro 2024” ndaj Sllovakisë, Bellingham bëri të njëjtin gjest pas golit, duke thënë se ishte “shaka për disa miq në tribunë”. Atëherë, ai u ndëshkua me një ndeshje pezullim dhe 30.000 euro gjobë.

Edhe këtë herë, në ndeshjen e nxehtë ndaj Barcelonës, u pa duke bërë të njëjtin gjest, këtë herë me gjuhën jashtë. A do të marrë dënim për gjestin si në Europianin e vitit të kaluar? Mbetet të shihet nëse La Liga-s ia “vrasin sytë” gjeste të tillë jo të hijshme…

Jude Bellingham investigated over gesture he made after wonder goal against  Slovakia | UK News | Sky News

The post Katalanasit denoncojnë gjestin e pahijshëm të Bellingham në “El Clasico”, i kujtojnë edhe dënimin për të appeared first on Telesport.