Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, komentoi në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Atalantës edhe çështjen e polemikave mbi arbitrat: “Duhet të shkojmë përpara, nuk mund të kthehemi pas. Arbitrimi është i vështirë, sidomos në këtë futboll me ritëm të shpejtë.
VAR ka përmirësuar shumë gjëra, por kur situatat bëhen subjektive lindin debate. Arbitrat duhet të lejohen të gjykojnë, edhe ata gabojnë si të gjithë ne. Duhet pak më shumë qetësi. Kur gabimet janë në favor, mbyllet një sy; kur janë kundër, hapet edhe i treti. Disa arbitra janë të rinj, iu duhet eksperiencë, por gjithçka do të rregullohet”.
Allegri shtoi: “Duhet të shohim vetëm lojën tonë. Vendimet e arbitrave pranohen si të mira, ashtu edhe të këqija. Gabimet njerëzore janë normale. Unë gjithashtu kam momente të nervozizmit, por duhet të përpiqem të kontrollohem”.
The post Polemikat për arbitrat, Allegri: Për gabimet në favor mbyllet një sy, për ato kundër hapet edhe i treti… appeared first on Telesport.










