Giovanni Cobolli Gigli, ish-president i Juventusit, komentoi vendimin e klubit për të shkarkuar Igor Tudorin: “Është diçka shumë e vështirë për t’u shpjeguar”. Sipas tij, problemi qëndron më shumë te struktura e klubit sesa te trajneri: “Tudor kishte treguar se di të bëjë gjëra të mira, sezonin e kaluar arriti mrekullisht vendin e katërt dhe pati ndeshje thuajse heroike, si ajo ndaj Interit.
Diçka nuk funksionon brenda shoqërisë. E kam përshëndetur ardhjen e drejtorit të ri, por ende nuk është integruar. Juventusi nuk po kënaq askënd me rezultatet e tij, duhet filluar nga e para. Merkatoja ishte e dobët, Tudor nuk u ndihmua. Përgjegjësia është e klubit, por trajneri është i pari që paguan pasojat”.
Cobolli e mbron teknikun kroat: “E mori Juven në një moment të vështirë dhe e çoi në Champions me lojë të bukur. Unë do ta kisha mbajtur”. Sa për pasuesin, ai shtoi: “Mancini është kandidati më i fortë, edhe pse nuk ka qenë gjithmonë korrekt ndaj Juventusit. Spallettin do ta përjashtoja. Palladino ka vullnet, por pak përvojë”.
The post Juventusi shkarkoi Tudor, ish-presidenti mbron kroatin: Përgjegjësia është e klubit appeared first on Telesport.










