Komuna e Prishtinës ka iniciuar padi ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati dhe tre zyrtarëve për bllokim të buxhetit.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Ai ka thënë se bllokimi i buxhetit është politik.
“Kjo bllokadë, e cila po dëmton jo vetëm punëtorët por edhe shërbimet publike jetike të kryeqytetit, është e pajustifikueshme, e paligjshme dhe me prapavijë të qartë politike. Për këtë arsye, kemi iniciuar padi ndaj Ministrit Murati dhe tre zyrtarëve përgjegjës për këtë pengesë të qëllimshme.Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë punëtorët për durimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre, të cilët përkundër sfidave ekonomike dhe presioneve kanë vazhduar të kryejnë punën me dinjitet, duke mos e ndalur asnjë ditë shërbimin ndaj qytetarëve tanë. Ky është shembulli më i pastër i përgjegjësisë dhe integritetit punëtor”, ka shkruar Rama.










