Bayern perfekt, Kompany vlerëson skuadrën: Kudo që luajmë po na duartrokasin

Bayern Mynih vazhdon të bëjë përshtypje dhe të konfirmojë statusin e tij si një ekip perfekt. Ekipi bavarez e ka nisur sezonin në mënyrë shkatërruese, duke grumbulluar trembëdhjetë fitore në po aq ndeshje të luajtura deri më tani, kampionat dhe Europë.

Fitorja më e fundit, 3-0 në transfertë ndaj Borussia Mönchengladbach në Bundesliga. Trajneri i Bayern, Vincent Kompany, komentoi performancën e ekipit të tij në këto muaj të parë të sezonit.

Ajo që më pëlqen është se tifozët kudo po na duartrokasin. Që të fitosh, duhet të shfrytëzosh shanset e tua dhe kjo është ajo që ne po bëjmë. Po luajmë mirë dhe po fitojmë, por asnjë ndeshje nuk ka qenë e lehtë”, tha Kompany.

The post Bayern perfekt, Kompany vlerëson skuadrën: Kudo që luajmë po na duartrokasin appeared first on Telesport.