Allegri i zemëruar pas barazimit me Pisa, përballje e ashpër në dhomat e zhveshjes

Barazimi 2-2 në shtëpi me Pisa nuk i shkoi për shtat Massimiliano Allegrit. Milani, kryesues para javës së fundit të kampionatit, tani po ndjek nga pas. Problemi kryesor janë golat e pakët nga sulmuesit, një zakon i këtij fillimi sezoni në Serie A, jo vetëm për kuqezinjtë.

Pas ndeshjes së së shtunës, Allegri nuk i kurseu kritikat. Sipas “Corriere dello Sport”, ai u shpreh qartë në dhomat e zhveshjes se nuk mund të vazhdohet me këtë mentalitet. Duhet më shumë për të konkurruar dhe qenë aty ku duhet në pranverë për objektivat e Milanit.

Përveç mungesës së golave, ndikojnë edhe pikët e humbura ndaj ekipeve të sapongjitura. Ndaj Cremonese dhe Pisa, skuadra kuqezi ka marrë vetëm një pikë në dy ndeshjet në shtëpi. Për golat, Allegri po kërkon zgjidhje. Ai synon t’i vendosë sulmuesit në kushte më të mira, ndërsa mungesat e Adrien Rabiot dhe Christian Pulisic, lojtarë kyç për stilin e Milanit, e vështirësojnë situatën.

 

The post Allegri i zemëruar pas barazimit me Pisa, përballje e ashpër në dhomat e zhveshjes appeared first on Telesport.