Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka harruar premtimet e para pak vitesh.
Kurti kritikonte qeveritë e mëdha, duke thënë se Kosovës nuk i duhen më shumë se 12 ministri.
Si rezultat, në mandatin e tij disa i shkriu e disa i bashkoi me të tjera.
“U dakorduam që t’i zvoglojmë ministritë nga 21 sa kanë qenë në keqqeverisjen e kaluar, t’i sjellim diku në 12. Por, edhe të mos jenë më shumë se një e treta e zëvendësministrave nga keqqeverisja e kaluar dyvjeçare, të mos jenë rreth 80 prej tyre, por një e treta e asaj çfarë kishim. Gjithashtu u dakorduam që 30 për qind edhe të ministrave dhe të zëvendësministrave të jenë gra në kuadër të përpjekjeve tona për barazi gjinore”, kishte thënë Kurti.
Por, pas pak kohësh, Kurti harroi fjalët.
Dje propozoi 20 ministri. Madje, duke i ndarë edhe disa prej atyre që i kishte bashkuar.
Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati pas dështimit të zgjedhjes së Qeverisë Kurti 3, është deklaruar për rritjen e numrit të ministrive. Sipas tij, rritja e numrit ka të bëjë më tepër me mirë funksionimin e ministrive.
“Sa i përket ministrive, ka të bë më tepër me mirë funksionimin dhe vlerësimin se si ministri të caktuara, disa që janë bashkuar kanë funksionar mirë, vazhdojnë të jenë të tilla, disa është parë se mund të ketë bashkë dyzime të ndryshe, mirëpo nëse nuk gaboj kanë qenë dy ore tri që është dashur të ndahen, në mënyrë që të ketë funksionim me sinergji më të madhe… Pozitat e komuniteteve jo shumicë u takojnë me Kushtetutë, pra në momentin që janë deri 12 ministri, u takon nga një ministër dhe në momentin që kalon numri i 12 ministrive, atëherë duhet edhe një ministri shtesë. Kështu që kjo ka të bëjë më tepër me mirëfunksionimin e ministrive dhe sinergjitë që mund të krijojnë bashkimet e departamenteve të ndryshme”, tha Murati pas seancës ku dështoi të zgjidhet qeveria e re Kurti 3.
Kuvendi i Kosovës sot nuk e ka zgjedhur Qeverinë e re. Propozimi për Qeverinë Kurti 3 mori vetëm 56 vota për, 52 kundër e 4 abstenime.
Fillimisht para procesit të votimit, ky ishte kabineti i propozuar nga i mandatuari për kryeministër, Albin Kurti i mandatuari për kryeministër,
Glauk Konjufca, Zëvëndëskryeministër i parë, dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Donika Gervalla – Zëvëndëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë
Fikrim Damak – Zëvëndëskryeministër i tretë për çëshje të pakicave
Hekuran Murati – Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Andin Hoti – Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale
Ejup Maqedonci – Ministër i Mbrojtjes
Xhelal Sveçla – Ministër i Punëve të Brendshme (MPB)
Lulzon Jagxhiu – Ministër i Administratës dhe Digjitalizimit
Avni Zogiani – Ministër i Arsimit
Arben Vitia – Ministër i Shëndetësisë
Fatmir Spahiu – Ministër i Kulturës dhe Turizmit
Blerim Gashani – Ministër i Sportit dhe Rinisë
Rasim Demiri – Ministër i Administrimit të Përgjithshëm dhe Politikat Lokale (MAPL)
Fitore Pacolli – Ministre e Mjedisit
Armend Muja – Ministër i Bujqësisë
Dimal Basha – Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit
Mimoza Kusari – Ministre e Industrisë dhe Tregtisë dhe i Integrimeve Evropiane
Artane Rizvanolli – Ministre e Energjisë
Nenad Rashiq – Ministër i Komuniteteve dhe Kthimit
Sejnur Veshall – Ministër i Zhvillimit Rajonal










