Bayern Munich në “modulin” 13/13, Kimmich: Asgjë nuk është rastësi, por shpërblim i punës së palodhur

Një “makineri” golash dhe fitoresh. Bayern Munich vazhdon i pandalur në rrugëtimin e tij të përkryer, vetëm me fitore. “Viktima” e fundit e skuadrës së Vincent Kompany ka qenë Borussia Monchengladbach, e mposhtur me rezultatin 3-0. Seria e sukseseve e bën skuadrën bavareze ndër favoritët kryesorë edhe në Champions League.

Lojtarët bavarezë nuk fshihen pas modestisë, të vetëdijshëm për forcën e tyre, siç thekson Joshua Kimmich: “13 fitoret tona radhazi nuk janë rastësi, por shpërblim i punës së palodhur, stërvitjes së vazhdueshme dhe strukturës së qartë në skuadër. Kemi një grup lojtarësh vërtet të fortë, çka shihet qartë edhe te djemtë që hyjnë në fushë si zëvendësues. Edhe ata janë menjëherë gati”.

 

The post Bayern Munich në “modulin” 13/13, Kimmich: Asgjë nuk është rastësi, por shpërblim i punës së palodhur appeared first on Telesport.