Lamine Yamal, talenti 18-vjeçar i Barcelonës, po përgatitet të blejë vilën e famshme ku dikur jetuan Gerard Piqué dhe Shakira. Prona ndodhet në zonën ekskluzive “Ciutat Diagonal” në “Esplugues de Llobregat” dhe vlerësohet rreth 14 milionë euro.

Kompleksi përfshin tri shtëpi në një truall prej 3.800 m², me pishina të brendshme e të jashtme, palestër dhe ambiente luksoze. Yamal do të banojë në shtëpinë kryesore, e shitur këtë verë për mbi 3 milionë euro, të cilën synon ta shndërrojë në një rezidencë sportive me palestër personale, fizioterapist dhe siguri të përforcuar.

Vila, e projektuar në vitin 2012 nga arkitektja Mireia Admetller, ishte menduar si strehë familjare për Shakirën dhe Piqué. Sot ajo do të bëhet shtëpia e një prej talenteve më premtues të futbollit botëror, i cili është në lidhje me këngëtaren argjentinase Nicki Nicole. Një rastësi që kujton ish-çiftin që jetoi aty. Kjo blerje shënon një hap të ri për Yamal, që synon të ndërthurë luksin me profesionalizmin dhe ambicien sportive.
The post Yamal me rezidencë private luksoze, gati blerja e vilës së Shakirës dhe Piqué për 14 milionë euro appeared first on Telesport.










