Vidhet një veturë në një pompë derivatesh, pronari harroi çelësat brenda

Një veturë është vjedhur në një pompë derivatesh në Bresje të Fushë Kosovës.

Sipas Policisë, pronari kishte harruar çelësat brenda makinës, transmeton Klankosova.tv.

Derisa organet e rendit tanimë kanë nisur hetimet mbi rastin.

“Ankuesi m/k ka njoftuar policinë se i është vjedhur vetura e tij nga parkingu i një pompe të derivateve. Sipas ankuesit në momentin e vjedhje çelësat e veturës kanë qenë brenda në veturë. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.

The post Vidhet një veturë në një pompë derivatesh, pronari harroi çelësat brenda appeared first on Klan Kosova.