Vetëaksident me BMW në Vermicë, dy femra të lënduara (VIDEO)

Dy femra janë lënduar si pasojë e një vetëaksidenti në dalje të Vërmicës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se vetura e përfshirë në aksident ishte e tipit BMW.

Bëhet e ditur se aksidenti ndodhi rreth orës 11:45.

“Si pasojë e këtij aksidenti dy persona – femra kanë pësuar lëndime trupore”, tha Hoxha. /Klankosova.tv

 

The post Vetëaksident me BMW në Vermicë, dy femra të lënduara (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.