Një rrugë e Gjakovës në gjendje të mjerueshme sa herë që bie shi

Të reshurat e shiut në qytetin e Gjakovës po shkaktojnë probleme në rrugët e kësaj komune.

Këtë shqetësim e ka shprehur për Klankosova.tv një banorë e Gjakovës, e cila thotë se telash i tillë ndodh sa herë që bie shi ose ka reshje bore.

Sipas saj, në momentin që ka të reshura atmosferike, rrugët bëhen të paqarkullueshme nga balta e madhe që krijohet, derisa shton se ka pasur raste edhe të vërshimeve.

The post Një rrugë e Gjakovës në gjendje të mjerueshme sa herë që bie shi appeared first on Klan Kosova.