Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj është deklaruar pas dështimit të zgjedhjes së “Qeverisë Kurti 3”.
Ai e quajti fatkeqësi që për tetë muaj Kosova ka mbetur e bllokuar, dhe vazhdon ende, transmeton Klankosova.tv.
Derisa ai tha se kryekuvendari Dimal Basha, duhet të japë dorëheqje, e madje sipas tij, ai nuk duhet të mbajë asnjë post publik, sikur ai që iu propozua sot, si ministër i Infrastrukturës.
“Është hap i mirë reflektimi, por nuk është i plotë. Dimal Basha nuk duhet të ketë asnjë post publik, dhe ai duhet të japë dorëheqje sepse është dëm i madh për Kosovën”, u shpreh ai.
The post Limaj thotë se Basha duhet të japë dorëheqje: S’duhet të ketë asnjë post publik (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.










