Disa manuale se si të votohet, janë shpërndarë në tavolinat e deputetëve në Kuvendin e Kosovës përpara seancës së jashtëzakonshme ku kryetari i LVV-së Albin Kurti do ta hedh për votimin qeverinë e re.
LVV-ja duket se nuk i ka votat e mjaftueshme për qeverinë e re.
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj tha më herët se ka informacione se partia e Kurtit do të synojë “kontrabandimin” e ndonjë deputeti përmes votimit të fshehtë.










