Abdixhiku: Nuk ka shumicë, po shkojmë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

 

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku foli për media para seancës për formimin e Qeverisë.

Abdixhiku tha se nuk ka shumicë në Republikën e Kosovës, duke shtuar se sipas tij, po shkojmë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Nuk pres asgjë, punët e mira nuk lihen në ditët e fundit. Sot bie perdja e madhe e mashtrimit tetë mujor, në të cilin mashtrim na është thënë vazhdimisht se numrat e qeverisë janë. Ja tani ku është mundësia për ta parë të vërtetën”.

“Sot mandatari duhet ta prezantojë shumicën, për ta formuar këtë shumicë, i pari i zgjedhjeve do të duhet të bënte përpjekje. Jo ta linte ditën e fundit, ditën e fundit është “show populist”, tha Abdixhiku.