Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të ditës së diel për zgjedhjen e qeverisë së re.
Në njoftimin e parlamentit për seancën e jashtëzakonshme përmendet pika e vetme e rendit të ditës së saj.
“Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Deputetët e legjislaturës së nëntë mblidhen nga ora 10:00.








