KRU Prishtina njofton për çrregullime të furnizimit me ujë në Fushë Kosovë, Drenas e kryeqytet

KRU Prishtina, ka njoftuar se për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit, është çrregulluar furnizimi me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës.

Po ashtu, çrregullime ka edhe në disa pjesë të Prishtinës dhe Drenasit.

Njoftimi:

Për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit( si shkak i punimeve teknike) herë pas here po kemi problem në ITU Shkabaj.

Si shkak i kësaj turbullire është çrregulluar furnizimi me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës.

Gjithashtu, kjo gjendje do ndikoj edhe në disa pjesë të Prishtinës dhe Drenasit.

Gjendja është duke u stabilizuar.

Ndërsa në ITU Albanik dhe Badoc jemi duke punuar me kapacitete maksimale.