Kosova nën dënimin që nuk mbaron

Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës po zgjasin përtej arsyeve që dikur i kishin justifikuar, ndërsa Brukseli duket se ka zgjedhur të ruajë status quo-në në vend, vlerësojnë analistët politikë.

Sipas tyre, përqendrimi i BE-së në krizat globale ka bërë që çështjet në Ballkanin Perëndimor të mbeten në plan të dytë, duke zbehur presionin për heqjen e masave ndaj Prishtinës.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo mungesë vëmendjeje mund të krijojë rreziqe të reja për paqen dhe stabilitetin në rajon, sidomos në një kohë kur tensionet në veri të Kosovës mbeten të brishta dhe dialogu me Serbinë është në ngërç./REL