Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, foli para “El Clásico”, duke u shprehur i optimistë për ndeshjen. Ai tha se lojtarët janë shumë të motivuar dhe se pavarësisht kush do të luajë, Barcelona ka shanse për fitore: “Jam i bindur se lojtarët do të na japin një kënaqësi dhe do të fitojmë në ‘Bernabéu’, siç ka ndodhur edhe sezonin e kaluar”.
Laporta vuri në dukje se ekipi është i përgatitur dhe i fokusuar: “Isha duke ngrënë me ekipin pas stërvitjes dhe e pashë shumë të motivuar, shumë të përqendruar”. Ai komentoi edhe mungesën e trajnerit Hansi Flick në stol: “Marcus (Sorg) do ta zëvendësojë. Hansi e motivon dhe të dy janë shumë të entuziazmuar”. Presidenti kritikoi vendimin e gjyqtarit për kartonin e verdhë ndaj Flick: “M’u duk se mezi priste reagimin e trajnerit tonë, ishte diçka e qëllimshme, që mund të ishte shmangur”.
Ai gjithashtu përshkroi emocionin e të qenit në tribunën e “Bernabéu” dhe ta shohë Barcelonën të fitojë: “Është një nga ndjenjat më të bukura që mund të kesh. Nëse fiton, është spektakolare, tregon rivalitetin maksimal që përjetojnë tifozët e Barcelonës”.
The post Laporta, optimist para “El Clasico”: Nuk do të lodhesha kurrë së fituari në “Bernabeu” appeared first on Telesport.










