Chivu: Duam fitoren kundër kampionëve, nuk kemi nevojë për hakmarrje ndaj askujt

Pas fitores 4-0 ndaj Royale Union SG në Champions, Interi përgatitet për sfidën e madhe në “Maradona” kundër Napolit, pas sukseseve me Sassuolo, Cagliari, Cremonese dhe Romën.
“Përballen kampionët e Italisë me nënkampionët. Do të jetë një ndeshje e fortë, ku të dyja ekipet duan të tregojnë ambicien”, – tha trajneri zikaltër.

Ai e quajti “normale” ditën e pushimit para ndeshjes: “Ishte e nevojshme pas shumë angazhimeve dhe udhëtimeve me kombëtaret. Besoj te profesionalizmi i lojtarëve. Ndaj Napoli duhet përgatitje fizike dhe mendore, sepse mjedisi nuk do të jetë në favorin tonë”. Ai shtoi: “Nuk luhet gjithçka në këtë ndeshje, por është e rëndësishme për ecurinë e sezonit”.

Për repartin ofensiv: “Kam 4 sulmues të përshtatshëm, nuk ekziston një dyshe më e mirë”. Për golat e pakët në Serie A: “Në Itali është gjithmonë e vështirë të shënosh, sepse çdo skuadër përgatitet mirë”. Në fund, mbi motivimin: “Nuk kemi nevojë për hakmarrje ndaj askujt. Jemi Interi dhe duam të vazhdojmë projektin tonë”.

The post Chivu: Duam fitoren kundër kampionëve, nuk kemi nevojë për hakmarrje ndaj askujt appeared first on Telesport.