Luis Figo, ish-ylli që ka luajtur për Barcelonën dhe Real Madridin, dha parashikimin e tij për “El Clásicon” e parë të sezonit, që do të luhet të dielën në “Bernabéu”: “Besoj se Real Madridi do të fitojë 3-1. Luan në shtëpi dhe kjo ndikon gjithmonë. Do të ishte një rezultat i bukur, me gola dhe spektakël”.
Sezonin e kaluar, dominimi ishte total i Barcelonës: 4 ndeshje, 4 fitore (0-4 dhe 4-3 në La Liga, 2-5 në Superkupë dhe 3-2 pas shtesave në Kupë), me golavarazh 16-7 për blaugranat. Figo tha se ky precedent duhet t’i shërbejë Realit si motivim: “Në një klasike si kjo nuk ka favorit të qartë. Çdo sezon fillon nga e para”. Ai shtoi se “Zidane do të përshtatej te Barça, ndërsa lojtarë si Puyol, Sergi apo Guardiola do të kishin shkëlqyer në Madrid”.
Portugezi kujtoi se kalimi i tij nga Barça te Reali nuk solli armiqësi: “Rivalitet po, por gjithmonë me respekt”. Figo tha se ëndrra e tij do të ishte “një finale Champions-i mes Barcelonës dhe Realit, të cilën ta fitoja”. Në karrierë luajti 23 “El Clásico”, me 9 fitore, 8 barazime dhe 6 humbje, duke shënuar 4 gola.
The post “El Clásico” e fundjavës; Luis Figo parashikon me rezultat në “kokë” Real Madrid-Barcelona appeared first on Telesport.










