Interi si “makinë golash”, Chivu ka ndërtuar sulmin më të mirë zikaltër pas epokës së Contes

Interi i Cristian Chivu po tregon formë të jashtëzakonshme ofensive, duke krijuar sulmin më të mirë pas periudhës së drejtimit nga Conte. Në 10 ndeshje zyrtare, në kampionat dhe kupa, Interi ka shënuar 27 gola, afërsisht 3 gola për ndeshje, më shumë se çdo sezon i fundit, përfshirë edhe vitin e yllit të dytë, të Inzaghit (23 gola).

Përjashtimi i vetëm ishte fitorja 1-0 ndaj Romës; përndryshe, Inter ka shënuar 5 gola ndaj Torino, 4 gola ndaj Union Saint-Gilloise dhe Cremonese, dhe 3 ndaj Slavia Praga dhe Juventusit (në 4-3 spektakolar). Sipas “Corriere dello Sport”, ky është rezultat i evoluimit taktik të Chivu: lojë më vertikale, mbrojtje e lartë, rikuperim i menjëhershëm topi dhe zgjidhje të ndryshme sulmuese, që e bëjnë skuadrën zikaltër të paparashikueshme.

Pas një fillimi të pasigurt (6 gola të pësuar në 3 ndeshje), Interi ka gjetur ekuilibër: 2 gola të pësuar në 7 ndeshjet e fundit dhe 5 “porta të pastra”. Sulmi është i shpërndarë: 9 gola nga lojtarë të ndryshëm, me Lautaron (6) dhe Thuram (5) në krye, pasuar nga Bonny, Calhanoglu, Dumfries (3), Dimarco dhe Esposito (2). Kjo fuqi sulmuese rrit shqetësimet e Contes para sfidës së madhe ndaj ish-skuadrës së tij.

The post Interi si “makinë golash”, Chivu ka ndërtuar sulmin më të mirë zikaltër pas epokës së Contes appeared first on Telesport.