Fabrizio Romano ka bërë një raportim të fundit për Michael Olise.
Ylli i Bayern ka tërhequr vëmendjen e klubeve si Manchester United, Real Madrid, PSG dhe Manchester City, por Romano saktëson se nuk ka absolutisht asnjë klauzolë lirimi në kontratën e Michael Olise dhe Bayern nuk ka shans ta shesë.
Olise ndihet shumë rehat te Bayern dhe klubi e sheh atë si një lojtar të paprekshëm. Klubi është i qetë dhe nuk ka frikë se francezi mund të joshet nga ideja për të luajtur diku tjetër. Ai u ble për rreth 50 mln euro dhe sot, pas një viti e pak muajsh, ai vlerësohet 130 mln euro.
The post U ble 50 mln, sot kushton 130 mln euro. Fabrizio Romano: “Nuk ka shans të shitet” appeared first on Telesport.










