Vendimi i vitit 2022, Oliver Kahn zbulon prapaskenat: “Zgjodhëm De Ligt dhe refuzuam lojtarin gjerman”

Bayern mori një vendim delikat në verën e vitit 2022. Klubi bavarez pati shansin të transferonte Nico Schlotterbeck nga Freiburg për 20 mln euro, por vendosi ndryshe.

Mbrojtësi gjerman, edhe pse e pëlqente idenë e kalimit në Mynih, u shit te Borussia Dortmund. Oliver Kahn ka shpjeguar si u mor ai vendim nga drejtuesit.

“Schloterbeck po luante mirë te Freiburg dhe duhej të vendosnim. Ishte shumë-shumë i ri, kështu që zgjodhëm dikë tjetër”, ka deklaruar legjenda e futbollit gjerman, i cili asokohe punonte te Bayern.

Kahn e ka fjalën për Matthijs de Ligt, i transferuar për 67 mln euro nga Juventusi dhe i shitur për 45 mln euro te Manchester United dy vite më vonë.

The post Vendimi i vitit 2022, Oliver Kahn zbulon prapaskenat: “Zgjodhëm De Ligt dhe refuzuam lojtarin gjerman” appeared first on Telesport.