Bulliqi: Ju e dini se nuk i kemi numrat e mjaftueshëm për Qeveri

Kryetari i zgjedhur i Podujevës nga LVV-ja, Shpejtim Bulliqi, i tha radio televizionit 21, se ‘po bëjnë përpjekje për të siguruar votat e nevojshme për formimin e Qeverisë Kurti III”, por se ‘nuk i kanë ende votat e mjaftueshme’.

‘’Ne jemi duke punuar në këtë drejtim për formimin e Qeverisë së re, por ne nuk mund të themi me optomizëm të plotë se diçka e tillë do të ndodh. Ka përpjekje maksimale për me zgjidhë këtë problem, por tash ju e dini se ne nuk i kemi numrat e mjaftushëm, dhe sigurisht se na nevojitët ndihma e subjekteve të tjera politike. Për të qenë një Qeveri stabile dhe për të tejkaluar edhe sfidën e zgjedhjes së presidentit do të ishte shumë e lëverdisshme të kemi një Qeveri e cila do të ishte e përbërë nga LVV-ja dhe LDK-ja, por tash kjo nuk varët prej neve si subjekt politik, mbetet për tu parë se cilat kanë me qenë veprimet e metejshme në këtë proces’’, tha Bulliqi për rtv21.