Për nder të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, gjenerali amerikan Wesley Clark, e kishte vizituar Kosovën.
Gjatë kësaj vizite ai me vete kishte marrë bashkëshorten e tij dhe dy nipat.
Derisa ish-presidenti Thaçi i priste te hyrja e Presidencës, gjenerali amerikan shprehet i lumtur që po e viziton Kosovën.
Pas përshëndetje me Thaçin, Clark fillon t’ia prezantojë familjes presidentin.
“Presidenti Thaçi, ky është heroi, ky e bëri këtë të mundur. Ishte shumë i ri, kishte një ëndërr, luftoi për të dhe e bëri”, iu thotë Clark dy nipave te tij.
Më pas, në video Thaçi dëgjohet duk thënë se Wesley Clark është hero i Kosovës.










