I dënuar në mungesë për kultivim droge në Kosovë, arrestohet në Tiranë 49-vjeçari

Një 49-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor në Shqipëri, të koduar “Operacionalja 69”.

Ai ishte shpallur në kërkim, sepse Gjykata Themelore e Gjakovës, në muajin shkurt, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me agjencitë ligj zbatuese në Kosovë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit.

Policia shqiptare ka publikuar pamje nga momenti i arrestimi: