Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, i ka bërë nënës së tij një dhuratë të veçantë dhe tejet të çmuar – një orë luksoze nga brendi prestigjioz “Patek Philippe”.
Kjo orë, gjegjësisht ky model, kap vlerën e rreth 51 mijë eurove, duke reflektuar dashurinë dhe respektin e thellë të Edonit për nënën e tij.
E prekur dhe e lumtur nga gjesti i birit, nëna e tij e ka ndarë me ndjekësit e saj këtë moment të veçantë në rrjete sociale, shoqëruar me një shkrim të përzemërt.
“Sot ishte nje dite qe do ta mbaj mend gjate. Nje dite plot emocione, krenari dhe dashuri. Djali im me surprizoi me nje dhurate te jashtezakonshme – nje ore Patek Philippe. Jo per vleren materiale qe ka, por per ndjenjen dhe mesazhin qe ajo mbart. Te shoh femijen tim te rritur, mirenjohes dhe plot respekt, eshte dhurata me e çmuar qe nje nene mund te marre”, ka shkruar nëna e Edonit.
“Faleminderit djali im qe me ben te ndjej sa shume vleresohem dhe sa shume dashuri mbjell çdo dite ne jeten time. Kjo ore do te jete me shume se nje aksesor – do te jete kujtimi i nje ndjenje te paster, te sinqerte dhe te perjetshme midis nje nene dhe djalit te saj”, është shprehur ajo tutje.










