Shumë dëmtime në dy sezonet e fundit, Real Madrid vendos të largojë mbrojtësin në fund të sezonit

David Alaba dhe Real Madrid do të ndahen në fund të sezonit. Siç raportohet nga eksperti i merkatos Fabrizio Romano, “los blancos” nuk do ta rinovojnë kontratën e austriakut, e cila skadon në qershor 2026.

Pasi mbërriti në Spanjë në vitin 2021, mbrojtësi ka pasur një sërë problemesh fizike vitet e fundit: Fillimisht një këputje të ligamentit të kryqëzuar në vitin 2023 dhe një këputje të meniskut sezonin e kaluar që e la jashtë fushave për tre muaj.

Së fundmi, vetëm pak ditë më parë, ai pësoi një problem në pulpë. Janë pikërisht dëmtimet e shumta dhe paga e tij e lartë (22.5 milionë euro në sezon) që e kanë shtyrë Real Madrid të vendosë të mos ia zgjasë kontratën Alaba.

The post Shumë dëmtime në dy sezonet e fundit, Real Madrid vendos të largojë mbrojtësin në fund të sezonit appeared first on Telesport.