Barcelona duket e vendosur të mos ndërhyjë në afatin kalimtar të dimrit, duke pasur parasysh vështirësinë në nënshkrimin e lojtarëve të rinj. Megjithatë, mund të ndodhin disa largime, ku më i bujshmi prej të cilave ka të bëjë me portierin gjerman Marc-André ter Stegen.
Sipas “Sport”, 33-vjeçari ka vendosur të largohet nga Barça në merkaton e dimrit i motivuar nga dëshira e tij për të qenë i disponueshëm për Kupën e Botës 2026. Pasi mbërriti nga Borussia Mönchengladbach në vitin 2014, Ter Stegen ishte titullar i rregullt deri në fund të sezonit 2023/24.
Sezoni 2024/25 ishte i vështirë, pasi një dëmtim afatgjatë në gju e mbajti jashtë për shtatë muaj, duke e detyruar Barçën të thërriste Wojciech Szczęsny. Këtë vit, një problem me shpinë e detyroi atë të nënshtrohej një operacioni në korrik, me një mungesë të vlerësuar prej katër deri në pesë muajsh.
Menaxhimi i dëmtimit shkaktoi fërkime me klubin: Ter Stegen fillimisht refuzoi të nënshkruante raportin mjekësor, ndaj Barça ia hoqi shiritin e kapitenit dhe numrin e fanellës. Portieri e sqaroi publikisht qëndrimin e tij, duke theksuar se çdo vendim ishte i motivuar nga dëshira për të ruajtur shëndetin dhe karrierën e tij.
Në gusht, ai nënshkroi raportin mjekësor, duke i lejuar Barcelonës të nënshkruante me Joan Garcia, i destinuar të ishte numri një i tyre në të ardhmen. Pavarësisht tensioneve të zgjidhura, Ter Stegen e di se e ardhmja e tij nuk është më te Barcelona dhe tashmë ka tërhequr interes nga tre klube angleze (Newcastle, Tottenham, Manchester United) dhe një ekip i Ligue 1 (Monaco).
Negociatat premtojnë të jenë të nxehta dhe merkato e ardhshme e transferimeve të dimrit mund të shënojë fundin e një epoke te Barça.
The post Ter Stegen lamtumirë që në janar për të luajtur në botëror, Premier League i hap dyert 33-vjeçarit appeared first on Telesport.










