Edhe pse nuk i ka numrat, LVV i konsideron të papranueshme kërkesat nga NISMA

 

Nënkreytarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhi ka thënë se është e papranueshme që NISMA kërkon më shumë se tre poste për një koalicion për qeverinë e re.

“Asnjëherë nuk them se Nisma përjashtohet, sepse ende ka mundësi që të tërhiqen nga kërkesat që janë në shpërputhje me fuqinë e tyre”, ka thënë tutje ajo. “As nuk po fyej, as nuk po tregoj arrogancë, vetëm po konsideroj që është e papranueshme për Vetëvendosjen që dikush që i ka tre deputetë… kush jemi ne t’i japim dikujt më shumë se që i ka dhënë populli”, ka thënë Haxhiu në KTV.

NISMA ka kërkuar postin e kryeparlamentarit në këmbim të tre votave pro qeverisë së re për formimin e së cilës është mandatuar Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje më 11 tetor nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Afati përfundon më 26 tetor, të dielën e deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje nuk I ka numrat për këtë.