Mbrojtësi i Manchester City, Josko Gvardiol, ka pranuar se gjatë kohës së tij me Dinamo Zagreb kishte menduar ta linte futbollin për t’iu dedikuar basketbollit, pasi nuk luante mjaftueshëm. Në një intervistë për BBC, kroati tregoi:
“Mendova ta lija futbollin dhe t’i përkushtohesha basketbollit, që më pëlqente shumë. Nuk isha i sigurt të vazhdoja me futbollin, sepse shkoja në stërvitje dhe nuk isha i lumtur. Doja të gjeja një zgjidhje tjetër dhe të ndihesha më mirë, për më tepër që të gjithë miqtë e mi ishin në basketboll.
Ëndrra ime ishte të bëhesha futbollist profesionist, por nuk e dija nëse do të arrija kaq larg. Po të më pyesje pesë vite më parë nëse do të isha te Manchester City më 2023, 2024 apo 2025, do të të thoja që ishte e pamundur”.
The post Gvardiol bën zbulimin e bujshëm: 16 vjeç doja ta braktisja futbollin për basketbollin appeared first on Telesport.










