Mesfushori i Chelsea, Enzo Fernández, sipas mediave argjentinase, është në qendër të një trekëndëshi dashurie, mes partneres së tij historike Valentina Cervantes dhe Wanda Nara, ish-bashkëshortes së Mauro Icardit.
Fernández ishte rikthyer me Valentina disa muaj më parë, pas një periudhe ndarjeje, por thashethemet nisën kur ajo mori pjesë në versionin argjentinas të “Celebrity MasterChef”, program që moderohet pikërisht nga Wanda Nara.

Gazetari Santiago Sposato pretendon se Wanda i kishte dërguar një mesazh mesfushorit argjentinas: “Sapo të pashë në lagje, më shkruaj nëse do…” Fernández, sipas raportimeve, e informoi menjëherë partneren e tij për mesazhin. Megjithatë, Cervantes mohoi të kishte dijeni për ndonjë komunikim midis të dashurit të saj dhe showgirl-it argjentinas.
The post Enzo Fernandez, në qendër të një trekëndëshi dashurie? E kontrollon partnerja historike, e josh… Wanda Nara appeared first on Telesport.










