Goditet këmbësori nga një veturë te “Bill Clinton”

Një këmbësor është goditur nga vetura në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.

Si pasojë e goditjes, viktima ka pësuar lëndime.

Këtë e konfirmoi për Klankosova.tv zëdhënësi për kryeqytetin, Enis Pllana.

“Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha tutje Pllana.