“Hup aty, mos mu ofro”: Kryetarja e Preshevës eskalon ndaj një zyrtari komunal (Video)

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka eskaluar ndaj një zyrtari të Kuvendit komunal të kësaj komune.

Një video e publikuar nga subjekti politik “Alternativa për ndryshim”, Sinani shihet duke iu drejtuar me nervozizëm një zyrtari komunal.

“Hup aty, mos mu ofro. Hup. I pamoralshëm”, i drejtohet ajo.

Madje, në një moment ajo tenton të ngritët nga ulësja e saj dhe ta godas zyrtarin që i drejtohej.

Por, zyrtari që ishte afër saj i ulur e ndalon.

Duket se e para e Preshevës, e cila më herët ka qenë këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nuk i duron kritikat.

Në reagimin e saj, Alternativa për ndryshim”, e ka dënuar sjelljen e Sinanit.

“Pamjet nga seanca e fundit e Kuvendit Komunal janë shumë shqetësuese për çdo qytetarë të komunës sonë, pasi që tregojnë qartë gjendjen e rënduar emocionale të Ardita Sinani, e cila nuk është e aftë të përballojë asnje kritike që i takon një udhëheqëseje komunale. Që nga dita e parë në krye të Komunës, Ardita Sinani është përpjekur ta shfrytëzoj gjininë dhe pozitën e femrës për t’u viktimizuar dhe për t’a mbuluar paaftësinë totale të saj. Por qytetarët e Preshevës tashmë e kanë kuptuar se kjo është vetëm një lojë politike për të shmangur përgjegjësinë dhe mungesën totale të rezultateve në çdo fushë”, thuhet në reagimin e këtij subjekti politik.