Vendimi për ‘masën e përkohshme’ të Srpska-s më së largu nesër: Kurti ende pa numra për qeveri, çka pritet?

Sot ose nesër, përfundimisht, do të dihet nëse Gjykata Kushtetuese do t’ia pranojë “masën e përkohshme” Listës Serbe, të kërkuar për ngrirjen e seancës konstitutive dhe kthimin prapa të zgjedhjes së Nenad Rashiqit si Kryetar të Kuvendit; post ky i kodifikuar kushtetuetshmërisht që i takon komunitetit serb, përkatësisht numrin më të madh të përfaqësuesve të komunitetit serb, që është Lista Serbe. Të dielën, në anën tjetër, godet ora e fundit kushtetuese që Albin Kurti i Vetëvendosjes para dhomës së përfaqësuesve të popullit të zgjedh ose jo qeverinë e re, për të cilën nuk ka shumicë të thjeshtë prej 61 votash. Tetë muaj “i kemi numrat, por s’po na lënë”, në tri ditët e fundit edhe VV brendarreshtash e ka pranuar që numrat nuk janë, dhe kanë folur mbi premisa të ymytit që “besojnë” e “shpresojnë” duke u thirrur në “reflektim të deputetëve”. Komentatorë të shumtë politikë konsiderojnë se Albin Kurti ‘po shpreson’ që Gjykata Kushtetuese t’ia miratojë Listës Serbe “masën e përkohshme” që asisoji të blejë kohë edhe më shumë për (mos)zgjedhje të qeverisë, për të cilën aktualisht është ende në 56 vota, pesë më pak se ç’i duhen për shumicë të thjeshtë.

Nenad Rashiq, i zgjedhur Nënkryetar i Kuvendit të Kosovës—pa propozim dhe pa vota të komunitetit serb—sërish e gjeti veten të deponuar në Gjykatën Kushtetuese nga Lista Serbe, në apelimin e tyre të dytë. Igor Simiq, tha se puna nuk ka të bëjë me “një pozitë parlamentare”, por se si përfaqësues të zgjedhur me votën më të madhe të dërgojnë “mesazhin” për respektin e të drejtave kushtetuese të serbëve “që të kenë përfaqësimin adekuat në institucione”. Më tej, Lista Serbe kërkoi sërish “masë të përkohshme” për të ngrirë punën e mëtejme të Kuvendit të Kosovës, “në mënyrë që të ndalen dëme të pariparueshme”. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mandatuar Albin Kurtin për formim të qeverisë brenda afatit pesëmbëdhjetë ditor kushtetues me konstatimin e Kuvendit të Kosovës si “të konstituuar” me zgjedhjen e Nenad Rashiqit si Nënkryetari i pesë i Kuvendit. Por, çka nga Aktgjykimi i fundit?

Gjykata Kushtetuese në Aktgjykimin e tretë—në përgjigje ndaj Listës Serbe—përcaktoi se propozimi i Nënkryetarit serb të Kuvendit, e garantuar me Kushtetutë, bëhen nga grupi më i madh parlamentar i serbëve që mbajnë ulëse të rezervuara, dhe iu referua Rregullores së Kuvendit që është shkruar dhe votuar nga Vetëvendosje në korrik të 2022’ës. Ekskluziviteti i propozimit, në atë Rregullore, bie mbi shumicën e deputetëve që përfaqësojnë pakicën serbe. Por, Lista Serbe u mbivotua “kundër” në masë të madhe nga deputetët shumicë shqiptarë, dhe shumica shqiptare propozoi vet dhe zgjodhi Nënkryetarin serb të Kuvendit të Kosovës: Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, me 71 vota për Nenad Rashiqin.

Por, Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, konstatoi se në rastin e tretë për seancën konstitutive, i ka “shterruar” interpretimet e dispozitave kushtetuese: duke lënë të kuptohet brendatekstit se më mund të mos e trajtojë si çështje seancën konstitutive dhe marifetet procedurale tash e nëntë muaj.

Paragrafi 162 i Aktgjykimit: “Në fund, Gjykata konsideron se në përputhje me rolin e saj kushtetues si autoritet përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës, e vënë në lëvizje përmes kërkesave të parashtruara në Gjykatë nga palët e autorizuara, në mënyrë shteruese ka interpretuar dispozitat kushtetuese sa i përket procesit të konstituimit të Kuvendit, të zhvilluar përmes Seancës Konstituive të tij të filluar më 15 prill 2025. Rrjedhimisht, Gjykata rithekson se Seanca Konstituive e Kuvendit, në kuptim të paragrafit 1 të nenit 66 të Kushtetutës është një akt kushtetues që duhet të realizohet përmes përmbushjes të të gjitha elementeve thelbësore të konstituimit, përfshirë në këtë rast edhe zgjedhjen e nënkryetarit/es nga radhët e komunitetit Serb, ashtu siç përcaktohet me paragrafin 4 të nenit 67 të Kushtetutës dhe çdo interpretim ndryshe do të relativizonte rendin kushtetues të Republikës së Kosovësdhe do të nënkuptonte tolerim të bllokimit institucional, në kundërshtim me natyrën funksionale të një demokracie të udhëhequr nga parimet e demokracisë dhe të sundimit të ligjit”.

E diela që s’duket të prodhoj qeveri…

  • Jo për Qeveri, suksese ty”.

Tre votat e NISMA-s Socialdemokrate që Albin Kurti i merrte për të mirëqena, iu kumtua që s’janë të tilla nga vetë Fatmir Limaj, të nesërmen e zgjedhjes së Dimal Bashës Kryetar të Kuvendit. Kështu zbuloi anëtari i Kryesisë së NISMA-s, Bilall Sherifi, në intervistë në “Pressing” të T7, tash tre ditë nga mbyllja e afatit kushtetues për Albin Kurtit për të zgjedhur qeverinë e re ose jo, përkatësisht të dielën.

Se tre votat e ti nuk do të jenë për këmbim-marrëveshje qeveritare, Sherifi tha se Limaj ia ka bërë të qartë Kurtit në takimin e fundit, një ditë para (por edhe pas) zgjedhjes së Dimal Bashës. Por, edhe pas kalimin të kësaj, nga Vetëvendosje janë shprehur me sigurinë më të latë, se “i kemi votat” për qeveri – duke llogaritur në pakicat jo-serbe dhe tre votat e Limajt.

“Pas atij takimit të famshëm të fundit, një ditë para seancës, atë natë Limaj ftoi Kryesinë e Nismës. Dhe na ka informu për bisedën me Kurtin. Dhe aty është marrë vendim “Jo në Qeveri, vetëm partneritet për Kuvned”, dhe kjo është miratu. Dhe nga ai moment nuk ka ndryshim”, tha Sherifi.

“Ka tentu Kurti të vendos kontakt me Limajn edhe pasi është zgjedh Dimal Basha. Zoti Limaj ka thënë që meqë nuk arritëm të konkretizojmë bashkëpunimin në parlament, ti nuk e ke pa të arsyeshme partneritetin në Kuvned, ju e dini mirë që nuk jam i interesuar për qeveri, ju uroj suksese mëtej. Ky është komunikimi i fundit që zoti Limaj ka pas me Kurtin”.

Deri në 56 duar Albin Kurti i ka pasur më së shumti, pesë më pak se shumica minimale prej 61 për të votuar qeveri: dhe atë qeveri me këmbë të drunjta, nga e cila do të ishte në mëshirën e 11 deputetëve të pakicës jo-serbe dhe tre të Nismës Socialdemokrate.

Por, hiç më larg se dje Albin Kurti brendarreshtash pranoi se nuk i ka votat të dielën: u ankua për ‘helmim’ (intoksikim) të atmsoferës, “inatit e xhelozisë” për të justifikuar mos-numrat për qeveri të re – për të cilat thoshte “i kam numrat, le të më testojnë”.

“Nuk është kollaj, se, s’di qysh me ua shpjegu, ndoshta e keni ndëgju edhe ju vet, është intoksu atmosfera shumë, ka shumë xhelozi e inati e ciniziëm shumë më shumë se ide, punë e pasion. Por, jemi ku jei dhe do të përpiqemi ta bëjmë qeverinë. Por, siç duket, alternativa është se do të shkojmë në zgjehdje prap”, tha Kurti dje./Nacionale