As Matheus Cunha, madje as Mbeumo. Lojtari i ndeshjes në fitoren 2-1 të Manchester United në Anfield kundër Liverpool ishte Harry Maguire. Shpesh në qendër të vëmendjes, mbrojtësi anglez ua vodhi shfaqjen shokëve të tij në atë ndeshje, duke shënuar golin e fitores në fundin e takimit.
Duke kujtuar ato momente, mbrojtësi 32-vjeçar thotë: “E kishim pritur atë moment për një kohë të gjatë. Liverpool ka qenë një fushë e vështirë për ne vitet e fundit. E dimë sa e rëndësishme është për tifozët tanë. Njerëzit gjithmonë thonë ‘janë vetëm tre pikë’, por ajo fitore ishte shumë më tepër sesa vetëm tre pikë”.
“Ishte një fitore e madhe për klubin tonë, për tifozët tanë dhe një kujtim i mrekullueshëm që do ta marrin me vete. Djemtë janë të gëzuar, dhe sado klishe që mund të tingëllojë, tani duhet të ndërtojmë të ardhmen mbi këto dy fitore radhazi. Të marrim atë besim dhe shpirt luftarak me vete”, tha Maguire.
“Të përpiqemi të marrim fitoren e tretë radhazi të shtunën kundër Brighton, sepse duhet të fillojmë të jemi më të qëndrueshëm. Gjatë tre ose katër viteve të fundit, ne kishim një performancë të tillë dhe pastaj, në ndeshjen tjetër humbisnim. Tani kemi vendosur një pikë referimi, por ka ende shumë fusha ku mund të përmirësohemi“, tha Maguire.
The post Harry Maguire optimist: Të ndërtojmë të ardhmen e United mbi këto dy fitore radhazi appeared first on Telesport.