Te Napoli ka ende zhgënjim pas humbjes së turpshme ndaj PSV në Champions League (kampionët italianë u mundën 6-2). “Ishte një turp i tmerrshëm, ndaj duhet ta analizojmë me kujdes këtë humbje”, tha kapiteni Giovanni Di Lorenzo.
Më tej, ai tha: “E diskutuam në dhomën e zhveshjes, por do ta diskutojmë më tej në ditët në vijim. Duhet të kuptojmë pse ishte një natë kaq e keqe”, tha kapiteni, që ishte nga të paktët që komentoi për mediat këtë rezultat.
“Gjithçka shkoi keq, jemi të brishtë tani. Vitin e kaluar ishim të fortë si shkëmbi, por kemi humbur kompaktësinë dhe ekuilibrin tonë. Kemi pësuar gola që nuk duhen pësuar në këtë nivel. Të gjithë duhet të përulemi”, tha Di Lorenzo.
“Kemi humbur guximin, ekziston një ndjenjë se të tjerët gjithmonë mund të na lëndojnë. Dhe në këtë nivel, paguan për gabimet e tua. Këto humbje të rënda mund të jenë gjithashtu të dobishme. Duhet të punojmë dhe të rritemi”, tha më tej ai.
Në fund, kapiteni i Napoli u dërgon një mesazh tifozëve të tij: “Është turp për tifozët që ishin në numër të madh në Holandë dhe u kërkojmë ndeshje. Njerëzit e Napolit nuk e meritojnë këtë turp.”
The post Di Lorenzo: U kërkojmë ndjesë tifozëve të Napoli, kemi humbur guximin e një viti më parë appeared first on Telesport.