Një person ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës në Fushë Kosovë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Agron Rrahmani”, ku viktima mashkull kosovar ka rënë nga një lartësi prej rreth tre metrash në një objekt në ndërtim, në pjesën e caktuar për vendosjen e lifti.Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe mjekësisë ligjore.
Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes.Hetimet për rastin janë në zhvillim./Periskopi/