Nesër mot me vranësira dhe diell

Nesër në Kosovë pritet mot me vranësira të herëpashershme dhe intervale me diell.

Gjatë ditës do të ketë ngritje të dukshme të temperaturave, si pasojë e rrezeve diellore dhe rrymave të ngrohta ajrore që vijnë nga jugu.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi jugperëndimor, ndërsa në orët e hershme të së premtes parashihet kalimi i një fronti të vranësirave, i cili do të sjellë reshje lokale shiu, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë në disa zona.