Jo një, as dy, por 3 lojtarë të Real Madridit drejt Arabisë Saudite

“Defensa Central” raporton se 3 lojtarë të Real Madridit mund të përfundojnë drejt Arabisë Saudite. David Alaba ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me klubin madrilen dhe largimi i tij në fund të sezonit është mëse i sigurt.

Për austriakun ka interes edhe nga MLS, por transferimi në Arabinë Saudite mund të jetë më joshës për të nga ana ekonomike. Emri i dytë që mund të përfundojë në Arabinë Saudite është qendërmbrojtësi Antonio Rudiger. Kontrata e gjermanit me klubin madrilen skadon në fund të këtij sezoni, por mund të rinovojë edhe për një vit tjetër në bazë të marrëveshjes së bërë mes palëve. Megjithatë, duke parë që Rudiger ka humbur formën e tij të dikurshme, largimi i tij nga “Los Blancos” është mëse i mundshëm.

Emri i tretë është Vinicius Junior. Sulmuesi brazilian nuk ka rinovuar ende me madrilenët, duke shtuar akoma edhe më shumë zërat për një largim të mundshëm nga Madridi. Interesi nga klubet arabe sa vjen e rritet. Transferimi i Vinicius Juniord drejt Arabisë Saudite do të vendoste një rekord të ri në historinë e futbollit. Klubet saudite janë të gatshme të paguajnë deri në 300 milionë euro për sulmuesin brazilian.

The post Jo një, as dy, por 3 lojtarë të Real Madridit drejt Arabisë Saudite appeared first on Telesport.