Katër të lënduar në aksident mes tri veturave në Zabel të Ulët të Drenasit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30 në fshatin Zabel i Ulët, në Drenas, ku janë përfshirë tri automjete.

Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke shtuar se njësiti i trafikut rajonal po merret me hetimin e rastit.