Janë mbyllur 45 minutat e para në dy takimet e para për sot në Champions League.
Në Stamboll, Galatasaray është duke fituar 2-0 ndaj norvegjezëve të Bodo/Glimt. Për turqit shënoi i zakonshmi Victor Osimhen, në minutën e tretë, pas asistit të Mario Lemina. Në minutën e 33-të ishte sërish Osimhen që gjeti rrjetën, duke përfituar nga një top i kthyer mbrapsht gabim nga miqtë.
Surpriza vjen nga “San Mames”, aty ku Athletic Bilbao po mundet 0-1 nga debutuesit e Qarabag. Miqtë shënuan që në sekondën e 50-të me Leandro Andrade, pas një kundërsulmi të shpejtë. Barazimi i baskëve erdhi në minutën e 40-të me Gorka Guruzeta.
Qarabag vjen pas dy fitoreve në ndeshjet e para, 2-0 ndaj Copenhagen dhe 2-3 në transfertë ndaj Benfica. Kampionët azerbajxhanas janë padyshim surpriza më e bukur deri tani.
The post 45′ e para: Osimhen, një “bishë” e vërtetë. “Paqe” në Spanjë (video) appeared first on Telesport.