Napoli u turpërua mbrëmë në Eindhoven, ku pësoi 6 gola nga PSV. Holandezët fituan 6-2, duke i shkaktuar kampionëve në fuqi të Italisë humbjen më të thellë në historinë e tyre në Kupat e Europës.
Po ashtu kjo është humbja më e thellë që Antonio Conte ka pësuar në Champions League në karrierën e tij si trajner. Nëse Conte mund të cilësohet si “mjeshtër” për të fituar titullin kampion, e kundërta ndodh në Champions League, aty ku trajneri italian regjistron 16 fitore, 14 barazime dhe 15 humbje.
Pas 3 ndeshjeve të para në Champions League në këtë sezon, Napoli ka pësuar dy humbje dhe ka vetëm një fitore, atë në shtëpi ndaj Sporting Lisbon. Përveç humbjes ndaj PSV-së, Napoli është mundur edhe nga Man. City 2-0.
Për momentin, Napoli renditet në vendin e 22-të me vetëm 3 pikë dhe objektivi kryesor është sigurimi i një vendi nga 9-16, që të dërgon në play-off, pasi kualifikimi në 8 vendet e para, duket i pamundur.
The post Conte me dhimbje koke, rekordi negativ në Champions League që nuk e do e donte asnjë trajner appeared first on Telesport.