Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinaj ka kërkuar shpalljen e djalit të tij si i zhdukur.
“Shtetasi Mustafa Martinaj kërkon pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë shpalljen të zhdukur ndaj shtetasit Ervis Martinaj i datëlindjes 6.10.1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin.
KËRKUES Mustafa Martinaj”, thuhet në kërkesën e tij, shkruan tch.
Martinaj rezulton i zhdukur prej disa vitesh, ndërsa besohet se për herë të fundit është parë në gusht të vitit 2022.
Babai i tij ka bërë kërkesën pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm të Lezhës.