Melinda dhe Graniti nisin pushimet në këtë destinacion romantik

Vetëm pak javë pas fejesës së shumëpërfolur, çifti Melinda Ademi dhe Granit Muhaxheri kanë vendosur t’i largohen zhurmës së përditshme dhe të kalojnë disa ditë relaksi.

Çifti i njohur ka udhëtuar drejt Stambollit, ku kanë vendosur të shijojnë disa ditë pushime por jo pa ndarë disa momente me ndjekësit.

Në disa postime të publikuara në Instagram, Melinda ka treguar pamje mahnitëse nga ura e famshme që lidh dy kontinentet.

Në njërën prej storieve, këngëtarja shihet duke mbajtur një gotë vere përballë dritave të Stambollit, ndërsa një tjetër postim zbulon partnerin e saj, Granitin, buzëqesh teksa shikon Melindën.

“Mënyra si shikon kur më sheh nga larg” – ka shkruar Melinda krahas një fotografie së postuar.