Hamiti: Deputeti Albin Kurti, po qëndron ende në krye të Qeverisë së Kosovës, në kundërshtim me Kushtetutën tonë

Muhamet Hamiti  i LDK-së ka kritikuar ashpër Qeverinë e Vetëvendosjes, duke thënë se Kosova ka humbur 600-700 milionë euro nga fondet e BE-së për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj saj.

Sipas tij, vendi nuk do të përfitojë as nga Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor, pasi gjatë vitit 2025 nuk do të ketë institucione funksionale.

Hamiti e cilësoi këtë vit si “vit të humbur” për Kosovën dhe theksoi se Albin Kurti po vazhdon të qëndrojë në krye të qeverisë në kundërshtim me Kushtetutën.