“Kundërshtari nuk ka rëndësi”, Pacho: Ne duhet të bëjmë vetëm një gjë

Paris Saint-Germain shijoi një fitore të thellë të martën në mbrëmje, duke shkatërruar Bayer Leverkusen 7-2 në ndeshjen e javës së tretë të Champions League.

Mbrojtësi Willian Pacho tha pas ndeshjes:

“Jam shumë i lumtur, shumë i lumtur. Mendoj se ishte një rezultat i shkëlqyer. Është shumë e rëndësishme për mua të shënoj golin tim të parë me këtë klub. Faleminderit për besimin që shokët e mi të ekipit, trajneri dhe ekipi kombëtar kanë tek unë, për dëshirën për të fituar.

“Dhe mendoj se më në fund e vura në praktikë këtë mentalitet, dhe falë Zotit, arrita të shënoj golin tim të parë. Mendoj se nuk duhet të kesh frikë, gjithmonë duhet të fitosh me atë mentalitet, gjithmonë duhet të dëshirosh të fitosh çdo ndeshje.

“Nuk ka rëndësi se kush është kundërshtari, gjithmonë duhet të dëshirosh të fitosh sepse, në fund të fundit, nëse fiton një ndeshje, dëshira për të fitauar atë të radhës rritet.

“Mendoj se kjo është ajo që e bën këtë ekip të ndryshëm dhe shpresoj që të vazhdojmë ta bëjmë këtë, që të vazhdojmë të rritemi si ekip, si lojtarë të rinj që jemi. Jam shumë i lumtur me fitoren që arritëm”.

The post “Kundërshtari nuk ka rëndësi”, Pacho: Ne duhet të bëjmë vetëm një gjë appeared first on Telesport.